Drita vazhdon të jetë në krye të elitës së futbollit kosovar, duke u renditur në vendin e parë sa i përket vlerës së skuadrës me plotë 4.48 milionë euro sipas faqes “transfermarkt”.
Jo vetëm vlera e klubit, Drita ka skuadrën e dytë më të re në kampionat, vetëm Trepça 89 ka momentalisht skuadër më të re me moshën mesatare 22.3, minatorët të cilët u rikthyen këtë vit në Superligën e Kosovës, siç duket nuk e kanë ndryshuar aspak filozofinë e klubit, shkruan Gazeta OLLE.
Dy lojtarët më të vlefshëm te klubi bardhekaltër janë Marko Simonovski dhe Rron Broja, dyshja në fjalë vlerësohen me 325.000 euro, ndërsa menjëherë pas tyre është kapiteni ArdIan Limani me 300.000 euro në tregun e transferimeve.
Kjo është hera e parë për tre herë kampionët e Kosovës të cilët janë afër vlerës pesë milionë euro, të cilën asnjë skuadër kosovare nuk e ka arritur një gjë të tillë deri më tani.