Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e mbajtur të martën, ka miratuar dorëheqjen e tij.
“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar. Krasniqi ka mbajtur këtë pozitë që nga shkurti i vitit 2021 zyrtarisht, ndërsa disa muaj më herët ushtroi detyrën e drejtorit pas largimit të Basri Sejdiut”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është themeluar në vitin 2013 si institucion autonom dhe i pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike, me seli në Prishtinë.
Dy drejtorët e mëhershëm të këtij institucioni nuk i kanë përfunduar mandatet. Basri Sejdiu është shkarkuar disa muaj më herët, e Curr Gjocaj ishte dorëhequr në vitin 2017.