Klubi ynë, FC DRITA i është rikthyer përgatitjeve për edicionin e ri në Superligë, pas pjesëmarrjes së suksesshme në garat evropiane në Conference League.
Të pranishëm ishin edhe udhëheqësitë e klubit me c’rast Drejtori Sportiv, Valon Zymberi përgëzoi futbollistët për paraqitjet në arenën ndërkombëtare, duke uruar dhe kërkuar angazhim edhe në edicionin e ri.
Zymberi theksoi se beson në potencialin e gjithsecilit dhe me punën e përbashkët FC DRITA synon gjithmonë realizimin e objektivave të klubit, të cilat janë sukseset kulmore.
Ndërsa, kryetrajneri Ardian Nuhiu vlerësoi lartë futbollistët tanë, duke theksuar se nga viti në vit FC DRITA po dëshmon kualitet dhe profesionalizëm në Evropë, ndërsa ka falënderuar futbollistët për kotributin.
“Paraqitjet tona po tregojnë se klubi ynë dhe secili nga ju po nga liga jonë mund t’i prekin majat e suksesit. Performanca e FC DRITA është dëshmia më e mirë se pavaresisht nga ku vjen me punë dhe angazhim mund t’ia dalim. Këtë rrugë duhet ta ndjekim edhe në edicionin e ri, sepse duke rrespektuar klubin, ligën tonë, shtëpinë tonë do të jemi edhe më unik dhe konkurrent dinjitoz kudo ku marrim pjese, duke synuar ngritje të vazhdueshme”, ka theksuar Nuhiu.