Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë homazhe tek lapidari i Komandant Rahim Beqirit, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.
I pari i komunës ka thënë se data 2 gusht e vitit 2001, shënon rënien e Rokut, por ngritjen dhe forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim.
“21 Vite nga rënia heroike e Rahim Beqirit-Komandant Roki
Në nderim të veprës heroike të Komandant Rokit, sot kemi bërë homazhe tek lapidari i tij në Kopërnicë dhe Kamenicë.
Data 2 gusht e vitit 2001, shënon rënien e Rokut, por ngritjen dhe forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim.
Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, është udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim.
Lavdi dëshmorëve!”, ka thënë ai.