Transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, BBC, ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato po rriten.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre.
Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.
Ku është Kosova dhe kush jeton atje?
A është e përfshirë Rusia?
Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë.
Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera europiane.
Në vend të kësaj, në maj, Vuçiq nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që tha se vendosën “rregulla të pabaza diskriminuese”.
Një deputet nga partia e Vuçiqit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që Putin e përdori për ta justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Më vonë ai kërkoi falje për fjalët e tij.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Putini mund ta përdorë këtë për ta zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Europën.