Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale për Konsultime Publike në Komuna, Komuna e Gjilanit, më datë: 03.08.2022, bie këtë:
NJOFTIM PËR DISKUTIM PUBLIK ME KOMUNITETIN ARTISTIK
PËR ORGANIZIMIN E FLAKËS SË JANARIT 2023
Vendi i mbajtjes së takimit: Salla e Kuvendit Komunal
Ftojmë komunitetin artistik të Komunës së Gjilanit në diskutimin publik, i cili do të mbahet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport z. Kushtrim Zeqiri.
Diskutimi publik ka për qëllim të rikonceptoj mënyrën e organizimit të Flakës së Janarit për vitin 2023, përmes organizimit të një varg konsultimesh publike me komunitetin artistik për të gjitha shtyllat e Manifestimit.
Diskutimet publike mbahen si më poshtë:
Më datë: 19.08.2022, në ora 19:00, diskutim për të gjitha shtyllat e Manifestimit;
Më datë: 22.08.2022, në ora 19:00, Talia e Flakës – Shfaqjet Teatrale;
Më datë: 23.08.2022, në ora 19:00, Pena e Flakës – Letërsia;
Më datë: 24.08.2022, në ora 19:00, Xixat e Flakës – Festivali për fëmijë;
Më datë: 25.08.2022, në ora 19:00, Paneli i Flakës – Ekspozita e arteve pamore; dhe
Më datë: 26.08.2022, në ora 19:00, Fest Flaka – Koncerti i muzikës popullore.
Ju mirëpresim!