Në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të bëjë me adresimin e rritjes së çmimeve.
Kjo rezolutë është miratuar me 61 vota për.
Nga VV kanë thënë se përmes kësaj rezolute dhe hartimit të Ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.
Kundër kësaj rezolute janë deklaruar partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.
Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.