Skocia do të nderojë gazetaren kosovare, Remzie Zeka Sherifi duke i vënë emrin e saj njërës Dhomë të Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së këtij vendi.
‘Kurrë nuk e kam imagjinuar se pos vendosjes së emrit tim, para një dekade, në platonë e kompleksit të Maryhill Burgh Halls në Glasgow, me emrin tim do emrohet edhe njëra nga dhomat e Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së Skocisë.
Eshtë kënaqësi e papërshkrueshme kur larg pritshmërive je vlerësuar në një nivel kaq të lartë për punēn dhe performancën tënde e posaqërisht kur je në dhe të huaj.
Uroj që këta parametra të meritave për punë të bëhen pjesë e përditshmërisë së vlerave për qytetarët kosovarë në shtetin amë, ka shkruar gazetarja kosovare, Remzije Zeka Sherifi.
Gazetarja Zeka Sherifi prej vitesh jeton në Skoci, ku ka realizuar një karriere të bujshme profesionale e humanitare.
Ajo është ndër femrat e para, e cila karrierën e saj si gazetare e nisi në Radio-Gjilan, para katër dekadash.
Ndonëse prej vitesh jeton në Skoci, lidhjet me vendlindjen e saj nuk i ka shkëputur asnjëherë.
Atje, së fundi ka botuar librin ‘Hije prapa diellit’, që është një autobiografi e gërshetuar me fatin e kombit të saj.
‘Hije para diellit’ shpalos rrugëtimin e një mërgimtareje shqiptare, që njëherësh është fat edhe i mijëra shqiptarëve të tjerë nga Kosova, disa prej të cilëve vazhduan jetën në vendet mikpritëse e disa u rikthyen në hirin e luftës, për të rinisur jetën.
Remzija nuk harron ta balancojë krejt këtë ekzod shqiptar edhe me bamirësinë njerëzore, që ajo dhe të tjerët e gjetën në anën tjetër të botës.
Remzije Zeka Sherifi është sinonim i gruas së guximshme, që ka fituar beteja të vështira, madje edhe luftën me kancerin.
Ajo ka mposhtur sfida dhe ka realizuar ëndrra të pamunduara.
Remzija besoi te vetvetja dhe ia doli. /Mediafokus.info