Dy ditë më parë, Kosova i ndaloi hyrjen në territorin e saj shtetases ruse Daria Aslamova, e cilsa nga shumë shtet është raportuar se ka qenë e angazhuar si spiune e inteligjencës ruse, duke u shtirur si gazetare.
Duke reaguar mbi këtë rast, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëron se një spiune tjetër ruse pritet të vijë në Shqipëri së shpejti.
Agjentja e Moskës sipas Karamuços do të vijë nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë dhe ndaj ai këshillon që ajo të shpallet menjëherë non-grata.
“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt….”, shkruan Karamuço në facebook.