Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga ministri i Financave dhe Tranfereve Hekuran Murati që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore pasi që komunat e Kosovës po rrezikojnë të mbeten pa buxhet.
Në një njoftim për media thuhet se lëshimi i kësaj qarkoreje do t’iu mundësojë komunave që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.
Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktësisht më datën 1 shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës.
“Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dinë as kufijtë përfundimtarë buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës”, thekson Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Po ashtu, mos dorëzimi i buxhetit më datën 1 shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga granti i performancës.