Skuadra e Dritës e fillon rrugëtimin në Superligën e Kosovës në udhëtim te Trepça 89, në stadiumin Riza Lushta të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Intelektualët përmes një nioftimi në rrjetet sociale, kanë njoftuar se do të marrin rrugën drejtë Mitrovicës.
Njoftimi i plotë:
Të Shtunën marrim rrugën drejtë Mitrovicës!
Këtë të Shtune, Drita e luan ndeshjen e radhës, e cila është e para për kampionatin e ri. Fillimi i një tjetër kampionati, Intelektualët i gjen gati dhe të motivuar, pas një rrugëtimi impresionues në arenën evropiane.
Në këtë fundjavë i ftojmë të gjithë antarët tanë, djemtë e qytetit dhe çdo tifoz të Dritës, të na bashkangjitet për një tjetër udhëtim të paharrueshëm.
Mblidhemi te stadiumi i qytetit ‘Selami Osmani’, nga ku në ora 14:20 nisemi për në Mitrovicë!