Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një person në Gjilan.
Përmes një komunikate Policia e Kosovës në Gjilan, ka dhënë detaje rreth kësaj plagosje.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes, e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma në drejtim të Princ Valentino Corleone.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të të njëjtës armë të cilat janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.