SC Gjilani ka arritur që t’i shfrytëzoj orët e fundit të merkatos për t’u përforcuar në fazën e sulmit. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani të shtunën do ta nisë sezonin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në ndeshjen ndaj FC Ferizajt.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se SC Gjilani ka arritur marrëveshje që ta transferoj Theophilus Solomon i cili para pak ditëve i cili ishte pjesë e FC Ballkanit.
Gjilani ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar nga Nigeria në orët e fundit të merkatos verore.
Solomon sipas transfermarkt.com ap vlerën e 250 mijë eurove në tregun e transferimeve./GAZETA ENIGMA/