Kryetari Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka ftuar qytetarët me datën 16 gusht, duke filluar nga ora 14:00, për të biseduar së bashku për planifikimin e buxhetit të vitit 2023.
Shkrimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë/e,
Zyra e Kryetarit dhe ekipi i Komunës ka kënaqësinë të ju pret në dëgjim buxhetor për të diskutuar planifikimin e #buxheti2023📈📉.
🗣Në këto dëgjime buxhetore ftohen qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe
përfaqësuesit e mediave.
ℹ️Dëgjimi i parë publik #BuxhetimiGjinor mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal me gruan Gjilanase, përfaqësueset e organizatave të gruas (OJQ-të) dhe institucioneve tjera, më 16 gusht nga ora 14:00.
Ejani të flasim e ta zhvillojmë Gjilanin së bashku!
#komunagjilanit #buxheti2023📈📉 #buxheti2023gjilan