Gazetari Vehbi Kajtazi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se burim i debateve fetare në Kosovë është Serbia dhe Rusia.
Tutje, Kajtazi ka shkruar se është kundër prishjes së rendit juridik e kushtetues, derisa ka shtuar se nuk jemi as Iran dhe as Afganistan.
Më 2017, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se është pro shamisë në shkolla.
Qëndrimin nuk e ka ndryshuar as pas pesë vjetëve.
Kështu të pakën tha të premten, kur u pyet për fushatën që po bëhet së fundmi për ndryshimin e udhëzimit administrativ për uniformat fetare në shkolla.
Megjithatë, Kurti tha se mosha kur kjo mund të bëhet është nga 16 e tutje.