Delegacionet në nivel të ekspertëve të Prishtinës dhe Beogradit, nga kryenegociatori i Kosovës Avni Arifi dhe nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën në mëngjes rinisin bisedimet në Bruksel, të cilat janë anuluar më 16 janar për shkak të vrasjes e Oliver Ivanoviq në Mitrovicë të veriut.
Pritet që bisedimet të zgjasë për dy ditë dhe do të diskutohet për zbatimin e plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Burime nga Komisioni Evropian kanë thënë për Tanjug se pritet që bisedimet të jenë konstruktive dhe të fokusuara në rezultatet e arritura në zbatimin e çështjeve të mbetura të hapura nga marrëveshja e Brukselit.
Sipas mediave serbe ditën e parë për të dialogut do të bisedohet për çështjet, siç janë: zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.
Edhe dy çështje të tjera, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) dhe energjetika do të duhej të jenë në agjendën e bisedimeve ditën e dytë të takimit në Bruksel.
“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog është i rëndësishëm për progresin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së”, thonë në Bruksel para këtij raundi të bisedimeve.
Sipas disa burimeve, nëse bisedimet të hënën dhe të martën sjellin përparim në formimin e ASK ose të energjetikës kjo do të mund të jetë një shkak për takimin e paralajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Në BE thonë se është në dorën e dy presidentëve të bisedojnë kryesisht për “fazën e re” të dialogut, i cila duhet të jetë “e plotë dhe thelbësor” për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes dy palëve.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do t’i ftojë presidentët Vuçiq dhe Thaçi në Bruksel në momentin kur do të jetë i mundur një përparim i dukshëm në dialog”, i kanë thënë agjencisë serbe në Bruksel.
Edhe pse në BE thonë se ende nuk kanë ndonjë datë zyrtare për një raund të ri të dialogut në nivel të lartë politik, thuhet se presidentët Vuçiq dhe Thaçi tashmë mund të takohen javën e ardhshme në një drekë të përbashkët, të cilën për liderët e rajonit e organizon Kryeministri bullgar Bojko Borisov në Sofje, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, shefja e BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn.
Para vazhdimit të dialogut teknik, i cili është ndërprerë për më shumë se një vit, nga Beogradi bëjnë të ditur se gjatë bisedimeve do të ngrisin çështjen e rezultateve të hetimit lidhur me vrasjen e njërit nga udhëheqësit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Në të njëjtën kohë, në Prishtinë thonë se do të prezantojnë një projekt marrëveshje të re për ASK, e cila duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës