Nga sot kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike.
KEDS thotë se këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.
Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftim.
Klikoni në këtë link, pastaj zgjedhni rajonin dhe shkruajeni shifrën e konsumatorit (DPR) dhe shtypni ‘search’ për t’iu shfaqur kufizimet e energjisë elektrike në zonën tuaj.