Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.
Gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.