Një femër ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Kumanova”, në Gjilan.
Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokuror, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.