Gjykata Themelore në Gjilan ka filluar lëshimin e certifikatave në procedurë të shpejtë për qytetarët.
📃Në qoftë se keni pritur deri 24 orë për të u pajisur me një “Certifikatë nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga kjo gjykatë”, tash atë mund të merrni menjëherë. 📩
Kjo po bëhet me qëllim që palët mos të humbin kohë për të u pajisur me një certifikatë të tillë, e cila shërben, për punësim, për pajisje me vizë, për nënshtetësi etj.
📧 Gjithashtu inkurajojmë qytetarët që të shfrytëzojnë aplikimin online që e ofron web faqja e gjykatës.💻