Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur një shofere femën nga Zvicrra, e cili në zonë të kufizimit të shpejtësisë ku është e lejuar deri në 50km/h, e njejta ka vozitur 145km/h shkruan Radio Star.
Sipas Policisë, shoferja është gjobitur 300 euro dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i automjeteve.
Njoftimi i Policës së Kosovës:
Gjilan, 19 gusht 2022
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.