Sekretari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e kësaj sindikate, rrezikohet dëmtimi i fillimit të vitit shkollor.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se greva e përgjithshme mund të parandalohet nëse Qeveria e Kosovës i përmbushë kërkesat e SBASHK.
“Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar dhe neve na ka mbetur vetëm greva si alternative. Na vjen shumë keq qe kemi ardhur në këtë situatë të tillë. Ka shumë gjasa të dëmtohet fillimi i vitit shkollor, por uroj që kjo mos të ndodh”.
“Greva fillon me 25 gusht, por procesi mësimor fillon më 1 shtator. Ka mundësi që deri atëherë të arrihet një marrëveshje për realizimin e kërkesave tona”
“Mundësitë buxhetore janë të sigurta dhe ka mundësi shteti i Kosovës t’i plotësojë kërkesat tona. Kërkesa është 100 euro derisa të kalon ligji për pagat”.