Pak metra në dalje të Gjilanit, gjindet Liqeni i Livoçit, i cili vend është i destinuar për relaks, por që ditëve të fundit është shëndrruar në një deponi mbeturinash shkruan Radio Star.
Fotografi i njohuar kosovar Arian Mavriqi, përmes një postimi në facebook, ka shpërndar disa foto tek Liqeni i Livoçit, ku shihet gjendja katastorfale nga mbeturinat.
Kjo gjendje tanimë dihet është shkaktuar nga personat e pa ndërgjegjshëm të cilët kanë hudhur mbeturina, por edhe kanë shkaktuar ndotje të ambientit.
Mavriqi përmes një statusi në facebook të përcjellur me fotografi, ka treguar gjendjen e tmerrshme të Liqenit, fotografi Arian Mavriqi ka thënë se kurdo që organizohet pastrimi i Liqenit, ai do të jetë pjesëmarrës dhe ky aksion mos të shkoj më gjatë por të organizohet sa më shpejt.
Ju sjellim disa pamje të shkrepura nga Arian Mavriqi./radiostar/