Është ndërprerë ndeshja mes SC Gjilanit dhe Malishevës, për shkak të reshjeve të mëdha që filluan pas pjesës së parë shkruan Radio Star.
Rezultati i ndeshjes është i barabartë me rezultat 0 me 0.
Ende vazhdon të ketë rreshje të shiu në Gjilan, mirëpo nevojitet kohë derisa të kullohet uji në fushë, pasi e pengon topin që të lëvizë si duhet.
Nuk dihet se a do të zhvillohet kjo lojë, pasi që fusha tanimë është e rënduar dhe nuk ka kushte për lojë.
Puntorët e stadiumit kanë filluar menjëherë punën në fushë dhe janë duke bërë largimin e ujit i cili është grumbulluar në disa pjesë të fushës./radiostar/