Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e paparaparë të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, është shtyrë për një datë tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur FC Prishtina në “Facebook”, ku ka sqaruar se shtyrja ka ardhur si rezultat i ndeshjes Ballkani – Shkupi, në kuadër të Ligës së Konferencës.
“Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e paraparë që të zhvillohet në enjten më 25 gusht në mes FC Prishtinës dhe FC Dritës të shtyhet. Një vendim i tillë ka ardhur për faktin se të njëjtën datë do të zhvillohet sfida Ballkani – Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendas”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.
Dueli Prishtina – Drita i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.