Një interesim i jashtëzakonshëm për të parë nga afër takimin e Ballkanit dhe Shkupit po mbizotëron ndër adhurues të futbollit.
Ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tashmë pothuaj janë shitur të gjitha biletat.
Skuadra e Ballkanit ka dalë me një njoftim, duke thënë se në dispozicion kanë mbetur vetëm edhe një mijë bileta, të cilat do të dalin në treg nesër te “NewBorni”.
Më poshtë e gjeni postimin e Klubit:
Njoftim !
Te dashur tifoz nga e gjithe Kosova dhe me gjere 😍,
Ndihemi shume te lumtur dhe krenar per kete interesim kaq madheshtor per tu pajisur me bilete per lojen e neserme ndaj FC Shkupi-t
Ju kerkojme falje dhe ndihemi keq qe nuk mund te pajiseni te gjithe me bilete hyrese.
Andaj, neser ne ora 15:00 tek NEWBORN – Prishtine do te dalin edhe biletat e fundit ne shitje sasia e te cilave eshte afersisht 1000 cope.
Nje person mundet ti blej max 5 bileta
Faleminderit per mirekuptim dhe perkrahje kaq madheshtore, jemi me fat qe ju kemi.
FC Ballkani