Diplomati i shquar amerikan, Christopher Hill, pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, tha se kryeministri Kurti nuk ishte i përgatitur mirë.
Lidhur me këtë, ka reaguar ish kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo tha se deklarata e Hillit “nuk është e mirë për Kosovën”, ndërsa shtoi se qeveria duhet t’i dalë zot vendit.
“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për bisedimet në Bruksel. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë t’i dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka shkruar Tahiri.
Hillit i është përgjigjur edhe vetë kryeministri Kurti.
Kurti ka thënë se SHBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.
“Është e vërtetë që në vitet e 90’ta, por edhe derisa kur e kemi shpallur pavarësinë, ambasadori i SHBA-ve për Kosovën ka qenë në Beograd”, tha Kurti. “Mirëpo që nga shpallja e pavarësinë ne kemi ambasador të SHBA-ve në Prishtinë dhe me këtë ambasador ne kemi biseduar më 31 korrik”.