Tifo grupi “Skifterat” përmes kësaj komunikate shpreh shqetësimin e thellë dhe njëkohësisht paralajmëron gjyqtarët Alban Shala dhe Vigan Ibërdemaj se nuk janë të mirëpritur më në Gjilan dhe ardhja e tyre për t’i gjykuar ndeshjet e SC Gjilanit nuk do të kalojë pa pasoja.
Tendenca qartazi e gjyqtarit Alban Shala vërehet edhe nga edicioni kaluar, teksa ishte kyç në humbjen e titullit kampion, duke mos e përsëritur penaltinë në ndeshjen ndaj Dukagjinit, si dhe duke qenë hapur tendencioz në të gjitha ndeshjet të cilat i ka gjykuar Gjilanit. Klubi ynë na ka konfirmuar që ka dërguar shkresë zyrtare në FFK për të mos e lejuar Shalën t’i gjykojë ndeshjet e Gjilanit dhe prap se prap ai delegohet. Gani Havolli, Arta Osmani, Zenel Qorraj, Sadik Rrahmani dhe Kujtim Bajrami duket se po punojnë hapur kundër klubit të Gjilanit duke deleguar këtë gjyqtar tejet skandaloz dhe tendencioz.
Po ashtu edhe Vigan Ibërdemaj do të jetë “Non Grata” tani e tutje, pasi që sjellja e tij nga VAR tregon hapur për tendencën që ka ndaj klubit të Gjilanit. Ibërdemaj nuk sinjalizon hapur për dy penaltitë e klubit tonë në ndeshjen ndaj Drenicës dhe ndikon po ashtu direkt në rezultat.
Ibërdemaj ka sinjalizuar VAR-in për penalti qesharake në ndeshjen Gjilani – Malisheva (minuta 92-të), por është shpërfillur nga gjyqtari kryesor Eridon Podvorica.
I bëjmë thirrje edhe kryetarit të gjyqtarëve Përparim Hasani që të reagoj urgjentisht ndaj këtyre gjyqtarëve dhe të mos i lejoj asnjëherë delegimin e tyre në ndeshjet e Gjilanit, pasi në të kundërtën nuk do të marrim përgjegjësi për sigurinë e tyre.