Një 47 vjeçar ka vdekur sot pasi u rrokullis me traktor, gjatë kohës kur ishte duke prerë dru në mal.
Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:10 në fshatin Stanqiq të Gjilanit.
Mjeku sapo ka arritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se personi është pa shenja jete.
Rastin për Radio Star e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ju njoftojmë se sot më 25.08.2022 rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Stanqiq Komunen e Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeqar, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë terheqjes se drunjëve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar menjeher patrulla, ndihma e pare dhe njësiti përkatës. Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rsti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve./radiostar/