Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për përfundimit të takimit mes emisarëve Lajçak dhe Escobar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u deklarua edhe Ambasada SHBA-së në Beograd.
“Të vështirë dhe të gjatë” e cilësoi takimin edhe zoti Escobar. Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd, emisari Escobar citohet të ketë thënë se e vlerëson “angazhimin e presidentit për paqen dhe qëndrueshmërinë. Do të vazhdojmë bisedimet”.
Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq./rtklive/