Ashtu edhe sic ju kam premtuar që do të jem zë i fuqishëm i cdo qytetari të Gjilanit, ti sjellim imazh sa më të mirë të komunës tonë të bëhet një qytet me Arsim cilsor dhe një qytet me kultur të pasur ashtu edhe sic i ka hije një qyteti me traditë.
Në seancën e III e kam shprehur brengën time dhe të nxënësve dhe të profesorve të cilët janë certifikuar nga Korniza e Kurikulës Kombetare ,po ashtu edhe kam kërkuar nga drejtorija e arsimit që ti pasuroj shkollat sa më shumë me kabinetet si dhe me mjetet të cilat nevoiten që të mund të praktikohen sa më leht zbatimi i KKK , pasi edhe kisha fatin si trajnere në fushën e Artit dhe kam parë nga afër vullnetin e profesorëve për të punuar me metodat për të cilat edhe janë trajnuar por në munges të kabineteve dhe mungesës së mjeteve po ja pamundësojn zbatimin e atyre metodave ku shkak kjo që nuk po mundemi edhe për të rritur cilsin në arsim.
Po ashtu edhe për brengën e qytetarëve për flakën e janarit e cila ka arritur të mbahet edhe në vitet më të vështira dhe të ketë risi dhe kreativitetin e saj mirpo në vitet e fundit është duke shkuar shabllon si vitet e kaluara dhe konkurset për pjesmarrës të ri nuk janë hapur por kanë vazhduar duke i ftuar ata të viteve të kaluara ku shpresoj që këtë kritik do ta marrin si mësim për herave tjera.
Një festival aq gjigand mos të ketë himnin e tij zyrtar është turp duke mos pasur simbolet e tija zyrtare dhe të mos respektohen ato. Po ashtu kam kërkuar tu ipet hapsir më e madhe për fëmijë ku nuk kanë mundësi për të shprehur talentin e tyre vetëm në një ditë po të u ipet hapsir më e madhe.
Një problem tjetër tek fëmijët është edhe mos përkrahja nga ana financiare ku në munges të mjeteve financiare nuk po kanë mundësi për krijimin e këngëve të reja. Për të qenë sa ma transparente kam kërkuar që të bëhet publike raporti financiar ku ky festival është përkrahur pēr her të parë nga Qeveria Haradinaj dhe qdo qytetar ka të drejtën për të parë atë raport.
Me respekt Arta Haziri-Nuhiu