Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, ka thënë se Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe, me veprimet e tyre në veri të Kosovës, po i bëjnë favor të madh kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Shehollit, me veprimet e serbëve në veri, të cilat po ngritin tensionet, Kurtit po i bëhet një favor i madh.
Sheholli thotë se nëse ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë, kryeministri Kurti do të dalë “edhe më i fortë” pas mbajtjes së tyre.
“Vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Prishtinë tregoi se tensionet që janë krijuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra në veri të Kosovës, nuk janë të natyrës artificiale dhe për këtë duhet të gjejmë një mënyrë për të qetësuar situatën. Lista Serbe dhe veprimet zyrtare të Beogradit në veri, si parullat për të ashtuquajturën Brigadë Veriore, dhe takimet e përfaqësuesve nga katër komunat veriore që thonë se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, po i bëjnë Kurtit një favor të madh. Edhe nëse ka zgjedhje të parakohshme, ai do të dalë edhe më i fortë në zgjedhje. Nuk dua ta besoj, por duket se ka një ndërlidhje me Beogradin që e ndihmon Kurtin të mbajë një vlerësim të fortë në Kosovë”, tha Sheholi për gazetën serbe Danas.
Seholi beson se kjo “diplomaci satelitore do të japë rezultate dhe nuk do të futemi në një situatë ku të nxirren armët dhe si zakonisht të vuajnë njerëzit e pafajshëm”.