Me 22 shkurt pran tunelit në Gjilan ndodhi një aksident i rënd ku në atë aksident pësoji lëndime të rënda voglushja Erëza Berisha.
Pas Aksidentit Erëza u dërgua në Qendrë Emergjente në Gjilan ku më pas plagëve të marra ajo është dërguarë në QKUK në Prishtinë, por pas 46 orëve Erëza nuk mundi ti përballoj plagëve të marra dhe ndrroji jetë.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës Toger Ismet Hashani ka deklaruar se vozitësi është duke u mbajtur dhe në bazë te hetimeve deri tek aksidenti me fatalitet ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësis në vendbanim. Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin Shqiptar shtats i Kosovës dhe nga hetimet që janë bër deri te aksdienti ka ardhur nga mos përshtatja e shpejtësis në vendbanim ka goditur një fëmijë 11 vjeqar i cili është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Gjilan më pas për shkak të natyrës plagëve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, Policia e Kosovës është duke i grumbulluar të gjitha faktet që kanë ardhur deri tek aksidenti i rënd dhe të grumbulluara kto fakte do ti dërgohen Gjykatës të kompletuara. Toger Hashani ka thënë se është e vërtet se ky rasti i fundit do të jetë një tregues më i kjartë që në atë Lagje tek Tunelat duhet të ndërmirret diqka sepse ka pasur edhe me herët aksidente ku flasin edhe statistikat e Policiës së Kosovës por jo si ky i fundit që morri jetën e 11 vjeqarës. Pas këti aksidenti organet kompetente do të marrin të gjitha masat e nevojshme që mos të ketë persona të tjerë të lënduar.