Serbia është pajtuar që kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, pa lëshuar ndonjë letër të bardhë sic ka bërë në të kaluarën. Të njëjtën e ka aprovuar edhe Kosova, përfshirë edhe për serbët e Veriut të cilëe do t’u lejohet të arkullojnë me letërnjoftime të Serbisë.
Por, Vuçiq, për të mohuar se me këtë marrëveshje nuk ka njohur Kosovën, do të vendosë tabela në pikëkalimet kufitare me Kosovën ku do të shkruaj se nuk ka njohje te pavarësisë.
Në “disclaimer” shkruan se lejimi i letërnjoftimeve të Kosovës bëhet vetëm për arsye praktike.
“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Koësovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga Rezoluta 1244 (1999)”.