Vlora Çitaku nga PDK-ja ka thumbur kryeministrin Kurti për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se Kurtinka probleme me historinë dhe me vetën, por jo edhe me opozitën ashtu siç po e shfaq ai, shkruan Gazeta10.
“Kryeministri nuk ka problem me opozitën. Por me historinë. Me partinë e vet. Me vetën. Ne kemi qenë konsistent gjithmonë. Ne i themi Kurtit që të respektojë vendimet e Kushtetueses dhe ato t’i shërbejnë për arritjen e një marrëveshje”, tha ajo.
Nënkryetarja e PDK-së madje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka ricikluar marrëveshjet tashmë të nënshkruara që një kohë në Bruksel.
“Kurti ka dështuar në dialog. Ai ka tentuar ta riciklojë komplet procesin e dialogut. Ai ka tentuar ta ridisajnojë krejt procesin. Ai po i riciklon marrëveshjet tashmë të dakorduara në Bruksel”, tha tutje Çitaku në Prime Time. /Gazeta10