Sot me Ministrin Pal Lekaj kemi nënshkruar memorandum për mbështetje financiare për komunën e Gjilanit me kryetarin Lutfi Haziri për disa projekte të rëndësishme për kët regjion dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve, si dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik në këtë pjesë të Kosovës.
Projektet që qeveria e Kosovës do ta ndihmoj komunën e Gjilanit:
– Për fshatin Përlepnicë me 520.000 Euro
– Për fshatin Cërrnicë me 450.000 Euro
– Rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” me 200.000 Euro
– Rrugët “Pajazit Ahmeti” me 110.000 Euro
Ndërsa përkrahja për vazhdimin e projekteve me 1 milion e 128 mijë Euro, dhe me 1 milion e 300 mijë Euro projektet nga 2017
Për Verbicë të Zhegocit Ministria e Infrastrukturës do të ndaj 1 milion e 300 mijë Euro, si dhe për zgjerimin e rrugëve në qytet do të ndahen 1 milion e 600 mijë Euro.
Do të bëhet edhe projektimi dhe realizimi i Unazës së Jashtme, autostrada me vlerë prej 126 milion Euro. Nga BERZH-i janë ndar 8 milion e 500 mijë Euro