Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Sipas njoftimit publik, Gashi ka dhënë dorëheqje si akt moral, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares të shtunën në Prishtinë.
“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.
Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovë.