Jam tepër i lumtur që para pak çastesh nënshkruam marrëveshjen me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për ndërtim të rrugëve në Gjilanin tonë në vlerë prej mbi 13 milionë euro, pa e harruar edhe autostradën në vlerë prej mbi 126 milionë eurove.
Me këtë marrëveshje, do të ndërtohet rruga në Verbicë të Zhegocit (1.3 milionë), në Përlepnicë (520 mijë), Cernicë (450 mijë), rruga “Pajazit Ahmeti” (110 mijë), rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” (200 mijë) dhe vazhdimi i projekteve të vitit 2017 në vlerë prej 2.6 milionë.
Ndërkaq, me mbështetjen e BERZH’-t do të bëhet zgjerimi i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj në vlerë prej 8.5 milionë euro.
Faleminderit ministrit Lekaj dhe stafit të Ministrisë së Infrastrukturës për mbështetjen e madhe për Gjilanin. Urime gjilanas!
#Vazhdojmëmepunëthajrit