Sapo ka filluar zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, në çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe ai për ndalimin e targave serbe të automjeteve, raporton Paparaci.
Zbatimi ka hyrë në fuqi pas orës 00:00.
Përgjatë rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, në fshatin Çabër dhe Varage janë vendosur pjesëtarë të KFOR-it me automjetet e tyre, ndërsa krejt pranë kufirit ndodhet punkti i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.