Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, sot në Gjilan po mbahet konferenca regjionale e Teknologjisë Informative me pjesëmarrje të përfaqësuesve të shumtë nga institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi.
“Teknologjia Informative dhe aplikimi i saj në shërbime të ndryshme për qytetarët në institucionet e shtetit tonë është çelës i suksesit dhe avancimit. Gjithçka po e bëjmë për kushte më të mira dhe efikasitet më të madh e praktik ndaj qytetarëve. Zyra e IT-së në kuadër të Komunës së Gjilanit, përmes formave të ndryshme ka bërë risi në shërbimet që ofron qeverisja komunale e Gjilanit. Komuna e Gjilanit ka filluar me disa projekte online si në administratën e përgjithshme, arsim, shëndetësi, bibliotekë, por gjithnjë në kuadër të respektimit të ligjit”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapje të konferencës.
Kurse nga ana e tij, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se kjo konferencë rajonale po prek segmente të reja dhe jashtëzakonisht të mira të Republikës së Kosovës.
“Kjo konferencë rajonale në Gjilan po dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm që po bëhet këtu për shërbime më të mira për qytetarët, për lëvizjen e shpejt drejtë ekonomisë digjitale, drejt ndryshimeve të mëdha në shoqëri në përgjithësi. Me fuqinë njerëzore që ka Kosova dhe me fuqinë kibernetike, si Ministr kemi synim që ta zhvillojmë ndërmarrësinë dhe iniciativën private përmes shfrytëzimit të Teknologjisë Informative. Pra, qëllim kryesor kemi që IT, ta vendosim në funksion të rritjes ekonomike në vend. Ekonomitë më të mëdha në botë dhe zhvillimi më i madh është bërë pikërisht nga përdiorimi i teknologjisë në punë dhe zhvillim”, ka thënë mes tjerash Beqaj.
Haziri e Beqaj kanë ftuar ndërmarrësit dhe të rinjtë në përgjithësi që të aplikojnë për fonde të ndryshme nëpër botë që kanë synim përdormimin e teknologjisë në sektorin e zgjerimit të ekonomisë private.
Ndërkaq, Safet Hoxha, kryetar i Bortit të Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Kosovë, vlerësoi lartë Gjilanin sa i përket aplikimit të Teknologjisë Informative, duke thënë se është Komunë model sa i përket kësaj fushe.
Konferenca, po i vazhdon punimet me kontributet e përfaqësuesve të departamenteve të teknologjisë informative në