Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët përmes rrjetit Facebook se nga sot hapet aplikimi për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012, që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.
Një thirrje për shtesa kishte ardhur edhe para disa ditëve, kur u hap aplikimi për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2014.
Ky njoftim është në vazhdën e thirrjeve që ministria po i bënë për të aplikuar për Shtesat për Fëmijë.