Amir Rexhepi, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt ka bërë hajgare me Qeverinë e Kurtit për vendimin e fundit ku ua ndali pagat sektorit të shërbyesve civil që janë në grevë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave.
“Shkova me e shiku a jane dal rrogat, jo qe nuk kishin dal rrogat po edhe kartelen ma mori bankomati, tha ti je si sindikalist🤪”, shkruan ai në facebook.