Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan dhe njëherit
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një postimi në ‘facebook’, ka thurrur lavde ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kur ai ishte në detyrën e kryeministrit shkruan Radio Star.
Rashiti shkruan se përpos rritjes së pagave që ka ndodh në vitin 2009, gjatë atij viti kishte minimum edhe një ngritje pagash për të gjithë të punësuarit në arsim në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Kur vendi ynë kishte Kryeministër Hashim Thaqin
Kur investojmë në edukim e dimë se investojmë në të ardhmen e sigurt të vendit dhe të qytetarëve tanë
…përpos rritjes së pagave që ka ndodhur në vitin e kaluar (2009), gjatë këtij mandati do të ketë minimum edhe një ngritje pagash për të gjithë të punësuarit në arsim në Kosovë.
…Filloi viti i shkollor me objektet të reja
…Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpërndarë gratis librat për të gjitha nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e nëntë. Një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga: Hashim Thaqi
E tani? ….ERLLI DITA…
A thua sa % e mësimdhënësve e kërkojnë tash Hashim Thaqin në krye të shtetit?