Policia në Gjilan pas një operacioni ka arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M., 19 vjeçar i cili në disa faqe të internetit është shfaqur direkt në një video ku bisedonte me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare, raporton Papraci.
Ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.
Paparaci mëson se bëhet fjalë për Erdon Murati, i cili vjen nga Komuna e Gjilanit.
Arrestimi i tij ka ndodhur sot, njoftoi Policia. Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, Youtube etj.
“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së, dërguar mediave.
Muja, rrjetin social të tij në TikTok e kishte të regjistruar si “clip.donzi”. Ai ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.