Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është aktivizuar sërish pas situatës së krijuar në mes Qeverisë Kurti dhe sindiaktave të cilat tash e sa ditë janë në grevë për shkak të mos-plotësimit të kërkesave të tyre.
Përveç një statusi të shkruar të enjten, shefja e shtetit ka ftuar në një takim përfaqësuesit e Qeverisë Kurti dhe krerët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Lajmin e konfirmoi kryetari i Këshillit Grevist i cili po ashtu është edhe kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jashari.
Ai tha takimi do të zhvillohet nesër në ora 15:00.
“Nga stafi i presidencës jemi ftuar në takim me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00”, theksoi Jashari.