Shkruan: Avni Rudaku
Kryeministri aktual ka qenë i majtë radikal. Para pak vjetësh, u bë socialdemokrat. Kur e mori pushtetin, doli kundër punëtorëve dhe sindikatave. Madje, ua ndali pagat, si mjet kërcënimi për ta ndalur grevën. Nga i majtë radikal e socialdemokrat, u bë si një punëdhënës i egër kapitalist e neoliberal.
Albin Kurti nga i majtë radikal u bë neoliberal.
Në fakt, nga fillimi i tij, as nuk ishte i majtë radikal, as socialdemokrat, as nacionalist, por thjesht populist.
Çkado që mendon dhe vlerëson se rrit popullaritetin e tij, qoftë edhe duke gabuar, e bën.
Pra, Kurti ka qenë dhe mbetet populist.
Shumica e qytetarëve kanë një pakënaqësi të madhe ndaj mësimdhënësve. Shumica thonë: pagat i kanë mjaftueshëm, shkojnë aty dy-tri orë dhe kthehen në shtëpi. Plus i kanë tre muaj pushim verës.
Pra, Kurti doli kundër grevës, sindikatave dhe punëtorëve, sepse është populist.
Ajo që kujton se i lë mbresa shumicës, andej edhe shkon.
Kurti nuk është lider reformator.
As me karakter revolucionar, as emancipues.
Bën gjithçka që shumica ta duajë.
Ta votojë.
Kurti është populist.
Ngjashëm me këngët komerciale që shiten.