FC Drita ka fituar pa problem kundër Llapit duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat 4-0.
Llogarinë e golave për nënkampionin e hapi Besnik Krasniqi, me dy gola nga penaltia, goli i tretë erdhi në fund të pjesës së parë nga Almir Kryeziu.
Skuadra gjilanase shkoi në pushim me epërsi të thellë 3-0.
Dominimi total i FC Dritës vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
FC Drita shënuan edhe një gol në pjesën e dytë, me anë të Marko Simonovski, shkruan Radio Star.
Pas javës së pestë, FC Drita pas kësaj fitore ka grumbulluar 8 pikë./radiostar/