Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë në sallën e Kuvendit duke biseduar me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa deputetët po presin fillimin e seancës në rend dite të së cilës është votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit Kosovë- Mali i Zi.
Haradinaj, bashkë me anëtarin e kryesisë së Kuvendit Kujtim Shala (LDK), Zëvendvs Kryeministrin Enver Hoxhaj (PDK dhe shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kanë biseduar për disa minuta me deputetët e VV-së, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Ali Lajçi.