Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot Kuvendi i Kosovës do të marrë drejtimin e drejt dhe do të votojnë për liberalizimin e vizave dhe asesi për izolimin e vendit.
Presidenti Thaçi i bëri këto komente në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 Vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, ku tha se sot më 28 shkurt, 20 vite pas masakrës makabre, Kosova po nderohet me vizitën e krerëve të BE-së Juncker, Mogherini dhe Hahn .
Sipas tij, pas asaj masakre, Kosova po ndryshon. “Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitoj përkrahjen e botës.
Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”, tha ai. Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.