Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se greva në Arsim po vazhdon dhe si e tillë nuk do të përfundoj derisa të ketë një marrëveshje ndërmjet tyre dhe Qeverisë, raporton Gazeta Blic. Ai ka thënë se ka pasur një tentim nga katër komunat që udhëheqën nga VV-ja që të mos ketë grevë por që sipas tij kanë dështuar.
Siaps tij SBASHK dhe të tjerët janë për dialog me Qeverinë dhe për këtë ka pasur një apel.
“Ka një lëvizje të vogël në këtë drejtim, por lutemi që të jetë më e madhe”, tha ai.Sipas tij grevistët po kërkojnë nga 100 euro derisa të bëhet ligji i pagave.
“Ne nuk e kemi parë enee atë ligj… paramenojeni në Kuvend shkon për votim dhe aty mund të prishet dikush e mund të zgjash 3-4 muaj dhe më pas edhe 8 muaj pas shpalljes zyrtare në gazetë – Që i bjen dikus rreth 16 muaj. Po i shihni çmimet e produkteve, Qeveria është e jona dhe duhet të ketë hallin tonë si do të hyjmë në dimer, si do të sigurojmë gjërat elementare”, tha ai ndër të tjera.